Politike

Ngërçi me Kushtetuesen, ndërhyn edhe ish-ministri Xhafaj: Situata e koklavitur, Meta është në gabim

17 Nëntor 2019, 13:07 Nga DOSJA
Ngërçi me Kushtetuesen, ndërhyn edhe ish-ministri Xhafaj:

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar ngërçin e krijuar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. 

Me anë të një reagimi në Twitter, Xhafaj shkruan se Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Kushtetueses pasi ajo sipas tij nuk i plotëson kushtet e kriteret e kërkuara. Në këtë rast, ish-ministri shkruan se presidenti Meta është në gabim.

Për të sqaruar gjithë ngërçin e krijuar, Xhafaj sygjeron që ndërkombëtarët të cilët bashkëhartuan Kushtetutën të reagojnë dhe në rast nevoje të japin ekspertizën e tyre.

“Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija. Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqsore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare,“-pjesë nga reagimi i ish-ministrit.  

Menjëherë pas Xhafajt, një reagim erdhi nga kampi i PD-së, nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili tha se deklarata e ish-ministrit provonte se Arta Vorpsi ishte e renditur e para, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me socialistin.

REAGIMI I PLOTË I XHAFAJT: 

Në ëeb e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje? Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin. Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur. Kushtetuta që Presidenti e ka votuar, por nuk e ka shkruar, është produkt i Ekspertizës më të mirë vendase. Opinioni i KV ka theksuar qartë domosdoshmërinë e afateve & mekanizmave zhbllokues. Partnerët bashkëhartues të kushtetutës e ligjit të GjK duhet të reagojnë qartë. Zbatimi i Reformës kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija. Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqsore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare.

NGËRÇI

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar dhe betuar në vend të Vorpsit, Marsida Xhaferllarin, e cila bashkë me Vorpsin bëri sot “xing” në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

Për situatën e krijuar, Meta deklaroi në një konferencë për mediat tha sot se do të kallëzojë penalisht të hënën në prokurori, Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir xhafaj gjykata kushtetuese marsida xhaferllari fatmir xhafaj gjykata kushtetuese marsida xhaferllari

Sondazh

Poll