Politike

Basha akuza Ramës e Braçes nga Divjaka: Kanë ngrënë e kanë pirë me bandën e Aldo Bares (VD)

17 Nëntor 2019, 12:41 Nga DOSJA
Basha akuza Ramës e Braçes nga Divjaka: Kanë ngrënë e

DIVJAKË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe fermerët e Lushnjes dhe Divjakës.

Në fjalën e tij, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zëvëndësin e tij, Erion Braçen si të lidhur me krimin dhe se për ta duan që të kapin edhe drejtësinë. Më konkretisht Basha i ka akuzuar socialistët se janë bashkëpunëtorë të afërt me kreun famëkeq të bandës së Lushnjes, Aldo Baren. 

“Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse jane tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perendimore. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet,”-tha ndër të tjera Basha. 

Pjesë nga fjala e Bashës: 

Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish.

Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse jane tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perendimore.

E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojne ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për keta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë.

Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura.

Nuk ka zgjidhje me këta njerëz.

Nuk kanë ofertë. Nuk sjellin dot as rend e siguri, as lufte kundër korrupsionit, përkundrazi, të vetmin preokupim është te kapin drejtësinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aldo bare basha ne lushnje edi rama erion brace lulzim basha aldo bare basha ne lushnje edi rama erion brace lulzim basha

Sondazh

Poll