Politike

“Zgjedhorja”, opozita pranon ftesën e OSBE-së, ulet sërish në tryezë me maxhorancën

17 Nëntor 2019, 12:45 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”, opozita pranon ftesën e OSBE-së, ulet

Në 25 shtator u zhvillua tryeza e parë e organizuar nga OSBE-ja, ku mori pjesë edhe PD-ja në nivel teknik me përfaqësuesin e saj Ivi Kaso. Kaso në këtë mbledhje nuk dëgjoi palët e tjera, por vetëm tregoi qëndrimin e PD dhe më pas u largua duke sjell pakënaqësi dhe tek kundërshtarët, por dhe vet OSBE. 

Pas kësaj tyreze ishte ambasadori i OSBE, Berndt Borchardt, i cili në një intervistë për Zërin e Amërikës u dha ‘ultimatum’ palëve që ta miratojnë paketën zgjedhore e të biejnë në një kompromis deri në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka vijuar punën në Kuvend, ku dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë shprehur vullnetin e tyre për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e një drafti të përbashkët. Po ashtu ata i kanë bërë thirrje dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj që të marrin pjesë në komision, për të shprehur mendimin e tyre. 

Por opozita e bashkuar ka refuzuar uljen në tryezën që zhvillohet në Kuvend dhe shprehen se nuk e njohin si institucion dhe në këtë mënyrë po vijojnë punën paralelisht për të miratuar draftin final. Deri tani palët nuk kanë treguar se mund të ketë një gjuhë të përbashkët, pasi dhe koha është kundër tyre. Nga maxhoranca është thënë që brenda vitit do të mbyllet e gjithë reforma, duket se afati do të ketë një shtyrje disa mujore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll