Politike

Mesazhi i Monika Kryemadhit në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës: 17 nëntori është amanet i gjakut të dëshmorëve për

17 Nëntor 2019, 13:43 Nga DOSJA

TIRANË –Ditën e sotme më 17 nëntor, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar sakrificën e të gjithë dëshmorëve që ranë në Luftën Antifashiste.

Teksa ka bërë një status dhe ka publikuar një foto në  rrjetet sociale Kryemadhi është shprehur se 17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste, sipas saj është edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë.

“17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Eshtë edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!”- ka shkruar Kryemadhi.

Statusi i plotë i Kryemadhit 

Tiranë

Tirana antifashiste sot është në 17 nëntorin e 75-të të çlirimit prej pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, është në ditën e madhe të lirisë, që u arrit me aq shumë luftë, sakrifica, privacione dhe heroizëm popullor.

75-vjet më parë, partizanët e lirisë dhe populli i kryeqytetit i bërë njësh me ta, shënuan një nga betejat më të mëdha dhe më të lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, betejën për çlirimin e Tiranës së barrikadave, që qe preludi i bukur i çlirimit të të gjithë Shqipërisë.

Ndaj sot, nderimi më i thellë dhe mirënjohja më e madhe shkon për partizanët e lirisë, për bijat dhe bijtë e paharruar që dhanë jetën dhe derdhën gjakun e tyre në themelet e lirisë së Tiranës antifashiste, që është kryeqyteti i vetëm në Europë i çliruar pa praninë e ushtrive të huaja.

Por, një nderim dhe mirënjohje e madhe shkon për të gjithë popullin e Tiranës, që me vetmohim, përkushtim dhe heroizëm shembullor, jo vetëm iu bë krah luftës partizane, por u bashkua me të, luftoi e sakrifikoi rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë e shtepi më shtëpi, deri në agimin e lirisë.

17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Eshtë edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!

Pikturë e të mirënjohurit Bukurosh Sejdini “Agimi i 17 nëntorit 1944”

Dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Braçe e Veliaj hodhën akuza mbi opozitën, ndërsa Basha shkoi për homazhe tek të përndjekurit politikë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 17 nëntor 75-vjetori i clirimit te tiranes kryetarja e lsi monika kryemadhi 17 nëntor 75-vjetori i clirimit te tiranes kryetarja e lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll