Synoi të shiste monedha 2 euroshe të falsifikuara, arrestohet 37-vjeçari në Kosovë
foto nga sekuestrimi i monedhave KOSOVË- Arrestohet një 37-vjeçar në Kosovë pasi shiste monedha 2 euroshe false. Mësoh...
Rusia e sulmoi Odesën me raketa dhe me dronë të premten, duke vrarë 20 njerëz dhe duke i plagosur mbi 70 të tjerë, tha Shërbimi Shtetëror Emergjent i Ukrainës.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse që e sulmuan të premten qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi, Odesa, do të marrin “përgjigje të drejtë” nga forcat e Kievit. Rusia e sulmoi Odesën me raketa dhe me dronë të premten, duke i vrarë 20 njerëz dhe duke i plagosur mbi 70 të tjerë, tha Shërbimi Shtetëror Emergjent i Ukrainës.
Dy raketa ruse Iskander-M, të shkrepura nga Krimea e uzurpuar nga Rusia, e goditën një zonë banimi në Odesa, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper.
Disa nga të vdekurit ishin mjekë dhe shpëtimtarë, të cilët u vranë nga një raketë e dytë, pasi kishin shkuar në vendin e ngjarjes për t’i mjekuar të plagosurit nga raketa e parë, tha Kiper. Zelensky e dënoi këtë sulm si “tinëzar” dhe i quajti “fundërrinë” forcat ruse që e kryen sulmin.
Rusia i ka shpeshtuar sulmet në qytetin jugor ukrainas në javët e fundit, duke lëshuar dronë dhe raketa mbi të pothuajse çdo ditë këtë muaj. Sulmi i së premtes ishte ndër më vdekjeprurësit në javët e fundit.
“Rusia po vazhdon ta terrorizojë Odesën”, tha prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin.
Autoritetet ukrainase e kanë nisur një hetim dhe e kanë shpallur të shtunën ditë zie.
Zelensky u takua me komandantët e ushtrisë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov, dhe tha më vonë në Telegram se zyrtarët e tij i kanë identifikuar “vendet më të cenueshme” të armikut. Ai tha se sa më i shtrenjtë çmimi që Rusia duhet ta paguajë për agresionin e saj, “aq më afër do të jetë fundi i drejtë i kësaj lufte”.
Marrë nga REL
foto nga sekuestrimi i monedhave KOSOVË- Arrestohet një 37-vjeçar në Kosovë pasi shiste monedha 2 euroshe false. Mësoh...
Pamje nga shpërthimet RUSI- Forcat ukrainase po vazhdojnë të kryejnë sulme brenda territorit rus duke bombarduar industrinë e...
Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Një shpërthyer është regjistruar gjatë natës përpara hyrjes së bashkisë s&eu...
Pamje nga votimi RUSI- Rusët e kanë filluar të shtunën ditën e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale, gjat&eum...
Nikola Sanduloviç SERBI- Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç ka reaguar në lidhje me deklarat&eu...
Mark Zuckerberg SHBA- Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg është në listën e ngushtë të njerëzve më të pasu...
Olaf Scholz dhe Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock po punon fshehurazi në një plan për të dërguar ...
Foto ilustruese SHBA- Sërish ka pasur një problem me avionët e tipit Boeing. Një avion pasagjerësh i United Airlines humbi gjat&eu...
Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet për zgjedhjen e disa pozitave të larta, si në...
Foto ilustruese PRISHTINË- Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mij...