Bota

FOTOT/ Mark Zuckerberg heq dorë nga rezidenca në Kaliforni, e nxjerr në shitje për 29 milionë dollarë

Prona thuhet se u shit për 29.6 milionë dollarë më 4 mars, sipas të dhënave të San Mateo County, e cila ishte e lidhur me themeluesin e Facebook dhe CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg.

16 Mars 2024, 09:50 Nga S.B
FOTOT/ Mark Zuckerberg heq dorë nga rezidenca në Kaliforni, e nxjerr
Mark Zuckerberg

SHBA- Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg është në listën e ngushtë të njerëzve më të pasur në botë, dhe së fundmi bleu një rezidencë mbresëlënëse dhe bëri disa lëvizje të pasurive të paluajtshme që kanë habitur shumë njerëz. Sipas raporteve nga ‘The Real Deal’, prona në qytetin Woodside, Kaliforni, është një rezidencë me një shtrirje prej 3.5 hektarësh.

Prona, e cila sipas faqes, ka një stil 'evropian', ka katër dhoma gjumi të bollshme, 3 tualete, një kuzhinë të pajisur për një kuzhinier profesionist, një dhomë të madhe ndenjeje, një dhomë ngrënie familjare dhe një kopësht të madh. Prona thuhet se u shit për 29.6 milionë dollarë më 4 mars, sipas të dhënave të San Mateo County, e cila ishte e lidhur me themeluesin e Facebook dhe CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg.

FOTOT/ Mark Zuckerberg heq dorë nga rezidenca në Kaliforni, e nxjerr
shtëpia e Mark Zuckerberg

Sipas listës së Forbes, Zuckerberg është njeriu i katërt më i pasur në botë me një vlerë prej 170 miliardë dollarësh, pas Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bernard Arnault.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

mark zuckerberg meta facebook

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2024, 09:09 N.F

BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"

Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet për zgjedhjen e disa pozitave të larta, si në...