Bota

Radoiçiç duhet të arrestohet, Sanduloviç pyet Escobarin: Vuçiç apo Radoiçiç do të përfundojë në burg i pari? Kush do të tradhëtojë kë?

Këtë deklaratë të Escobarit e ka komentuar politikani serb Nikola Sanduloviç përmes një postimi në rrjetin social "X", duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk do ta dorëzojë Radoiçiçin në INTERPOL. Ai më tej ka shtruar pyetjet se kush do të përfundojë në burg si dhe për shkak të kujt do te përfundojnë.

16 Mars 2024, 09:53 Nga N.F
Radoiçiç duhet të arrestohet, Sanduloviç pyet
Nikola Sanduloviç

SERBI- Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç ka reaguar në lidhje me deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili gjatë një interviste u shpreh se Milan Radoiçiç duhet të arrestohet.


“Në Serbi ne kemi thënë që ai duhet të arrestohet dhe duhet të ngarkohet për krimet, për të cilat mund të ngarkohet në Serbi. E di që ekziston edhe një fletarrestim i INTERPOL-it për të”, ka thënë Escobar në një intervistë për REL.

Këtë deklaratë të Escobarit e ka komentuar politikani serb Nikola Sanduloviç përmes një postimi në rrjetin social "X", duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk do ta dorëzojë Radoiçiçin në INTERPOL. Ai më tej ka shtruar pyetjet se kush do të përfundojë në burg si dhe për shkak të kujt do te përfundojnë.

“Kush do të jetë i pari që do të arrestojë apo tradhtojë cilin? Aleksandar Vuçiç do të jetë i pari që do të tradhtojë Milan Radoiçiçin, apo Milan Radoiçiç do ta tradhtojë Aleksandar Vuçiçin? Kush do të përfundojë në burg për shkak të kujt apo kushedi ku?! A i dini përgjigjet e këtyre pyetjeve z. Gabriel Escobar? Po ju pyes sepse shoh që nuk u përgjigjeni shumë pyetjeve në këtë intervistë.

Nëse “nuk e dini” përgjigjen e duhur për disa pyetje edhe pas 20 vitesh të kaluara në Ballkan, mos ngurroni të më kontaktoni dhe unë do t’ju ndihmoj të gjeni përgjigjet. Ndoshta as nuk e dini se më kanë rrëmbyer, torturuar dhe rrahur në zyrat e BIA-s serbe në prani të Milan Radoiçiqit, të cilin Aleksandar Vuçiq nuk do ta dorëzojë në INTERPOL? Unë do t’ju jap një link zoti Escobar që u përgjigjet shumë pyetjeve, sigurisht nëse miku juaj Aleksandar Vuçiq ju lejon të më takoni…”, ka shkruar Sanduloviç. 

nikola sanduloviç

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2024, 09:09 N.F

BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"

Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet për zgjedhjen e disa pozitave të larta, si në...