Bota

Zyrtari i një banke në Prishtinë depoziton mbi 2 mijë monedha të falsifikuara në BQK

Mësohet se policia ka nisur hetimet për këtë rast. Ndërkohë monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshëm.

16 Mars 2024, 08:53 Nga N.F
Zyrtari i një banke në Prishtinë depoziton mbi 2 mijë
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mijë e 239 monedha metalike të falsifikuara. Mësohet se policia ka nisur hetimet për këtë rast. Ndërkohë monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshëm.

Më tej në njoftimin e policisë mësohet se rastin e ka denocuar nhë zyrtar i BQK-së.

“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN.  Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

prishtine euro falsifikim

Sondazh

Poll