Bota

“Der Spiegel” zbulon planin e Baerbock: Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketa Taurus, nuk do të shkelet "vija e kuqe" e Scholz

Gjermania do të transferojë raketat e fuqishme në Britani të Madhe, e cila nga ana e saj do t’i transferojë tek ukrainasit, por do të ruajë kontrollin mbi vendosjen dhe objektivat.

16 Mars 2024, 09:26 Nga N.F
“Der Spiegel” zbulon planin e Baerbock: Gjermania do ta
Olaf Scholz dhe Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock po punon fshehurazi në një plan për të dërguar në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus. Gazeta gjermane, Der Spiegel, ka zbardhur një nga opsionet e kreut të Ministrisë së Jashtme. Gjermania do të transferojë raketat e fuqishme në Britani të Madhe, e cila nga ana e saj do t’i transferojë tek ukrainasit, por do të ruajë kontrollin mbi vendosjen dhe objektivat.

Kështu do të funksionojë që të mos shkelen “vijat e kuqe” të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ky i fundit disa herë ka deklaruar se nuk do të transferojë këto raketa në Ukrainë pasi në këtë formë do të thotë se Gjermania është në luftë me Ukrainën.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius raportohet se ka urdhëruar ushtarakët gjermanë që t’i përgatitin raketat për dërgim në Ukrainë.

annalena baerbock olaf scholz lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2024, 09:09 N.F

BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"

Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet për zgjedhjen e disa pozitave të larta, si në...