Bota

Boeing humb sërish në ajër një pjesë avioni, aeroplani me 139 pasagjerë humb panelin e jashtëm gjatë fluturimit

Por gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, avioni Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i avionit. Por mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes së sigurtë dhe sipas planit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud.

16 Mars 2024, 09:16 Nga N.F
Boeing humb sërish në ajër një pjesë avioni, aeroplani
Foto ilustruese

SHBA- Sërish ka pasur një problem me avionët e tipit Boeing. Një avion pasagjerësh i United Airlines humbi gjatë fluturimit një pjesë mbuluese nga pjesa e trupit të avionit. Avioni ishte 25 vjet në funksionim.

Humbja e një pjese nga trupi i avionit u vu re vetëm pas zbritjes së avionit në pistë, një zbritje që nuk u shoqërua me probleme, sipas informimeve. Por gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, avioni Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i avionit. Por mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes së sigurtë dhe sipas planit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud.

Më parë  "Rogue Valley Times" kishte publikuar foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej në pjesën e poshtme të avionit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i avionit, sipas agjencisë së lajmeve, AP. Ky avion ishte prej 25 vjetësh në Avion Boeing787 Dreamliner i Shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, ku më 12 mars 2024 u krye zbritje pas humbjes së papritur të lartësisë, me lëndime të disa pasagjerëve. Edhe ky rast po hetohet sipas Boeing.

Gjiganti i prodhimit të avionëve, ndodhet nën presion që nga janari, ku një pjesë e kabinës së tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon. Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i avionit mungonin katër vida përforcuese.

Në avionin Boeing prej 25 vjetësh të përdorur nga United Airlines duhet të luajë një rol më të madh kontrolli teknik dhe konsumimi i materialeve se prodhimi. United Airlines bëri të ditur zbardhjen e defektit. Edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, FAA do të hetojë rastin.

Marrë nga DW

shba aeroplan pjese avioni

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2024, 09:09 N.F

BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"

Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet për zgjedhjen e disa pozitave të larta, si në...