Art&Argëtim

Rita Ora e gjitha në rozë, pozon për koleksionin e pranverës së "Primark"

Rita shihet teksa modelonte koleksionin e saj pranveror për 'Primark', ku ajo është edhe ambasadore e markës që nga viti i kaluar. 

15 Mars 2024, 11:28 Nga S.B
Rita Ora e gjitha në rozë, pozon për koleksionin e pranverës
Rita Ora

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është shfaqur e kombinuar në mënyrë perfekte në ngjyrë rozë nga koka tek këmbët. Ylli 33-vjeçar, kishte veshur xhaketë sportive, top të shkurtër, pantallona të shkurtra dhe taka në të njejtën ngjyrë.

Rita shihet teksa modelonte koleksionin e saj pranveror për 'Primark', ku ajo është edhe ambasadore e markës që nga viti i kaluar.  Duke filluar nga aksesorët, mobiljet, lulet e çdo gjë tjetër, Rita duket sikur ishte në botën e “Barbie” sepse gjithçka rreth saj është vetëm rozë.

Rita Ora e gjitha në rozë, pozon për koleksionin e pranverës
Rita Ora

Nuk është hera e parë që Rita shfaqet e veshur në rozë gjatë bashkëpunimit me markën, pasi ajo u bë e njohur për pellushin rozë apo kapuçin e dimrit. Në fotot e fundit ajo shfaqet me flokë të gjatë ndryshe nga stili i përditshëm ku ka preferuar ti mbajë shumë të shkurtra.

rita ora primark

Sondazh

Poll