Art&Argëtim

FOTOT/ Irina Shayk shkëlqen në setin fotografik, tregon format perfekte në Malibu

Në një moment Shayk mund të shihej duke pozuar në majë të një shkëmbi të madh ndërsa dallgët e detit përplaseshin rreth saj.

15 Mars 2024, 11:01 Nga S.B
FOTOT/ Irina Shayk shkëlqen në setin fotografik, tregon format
Irina Shayk

MALIBU- Modelja e njohur Irina Shayk shfaqi bukurinë e saj të përhershme teksa pozoi gjatë një sesioni fotografik në një plazh në Malibu. Supermodelja me origjinë ruse, veshi një fustan prej sateni pa mëngë, ngjyrë floriri si dhe plotësoi pamjen me një palë vathë të mëdhenj me rrathë, si dhe unaza të mëdha në secilën nga duart e saj.

Në një moment Shayk mund të shihej duke pozuar në majë të një shkëmbi të madh ndërsa dallgët e detit përplaseshin rreth saj. Shpesh me flokë të kapura e shpesh me flokë të lëshuara, modelja ja doli të pozojë mrekullueshëm nëpër foto edhe pse era e fortë shpesh e shpërqëndronte.

FOTOT/ Irina Shayk shkëlqen në setin fotografik, tregon format
Irina Shayk

Drejt fundit të setit fotografik modelja shihet duke u futur në ujë duke lagur kështu fustanin e satenit. Fotografët nuk e humbën këtë moment dhe shkrepën disa fotografi të shpejta.

irina shayk malibu

Sondazh

Poll