Sport

Alvaro Morata bën shaka me Savic… për incidentin e tij me francezin Thuram

Sulmuesi madrilen ka bërë shaka, në një publikim të malazezit në rrjetet sociale

14 Mars 2024, 18:57 Nga DOSJA

SPANJE - Pas kualifikimit brilant të Atlético Madrid në çerekfinale të Champions League pas eliminimit të Interit, shumica dërrmuese e lojtarëve të Simeone-s shfrytëzuan rastin për të bërë nga një mesazh në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre ishte ai Stefan Savic, i cili tha “Shkojmë!!, çerekfinale të Champions League!!! Faleminderit të gjithëve për atmosferën e mrekullueshme! Wow Atletico!” Një mesazh mjaft i thjeshtë gëzimi.

Për të cilën Álvaro Morata u përgjigj me frazën e mëposhtme: "I nuhas vezët tuaja". Në aludim të qartë për incidentin që pati me Thuramin, në të cilin francezi i kapi testikujt në një moment gjatë ndeshjes. Duke imituar aksionin, të cilin e kanë bërë edhe Míchel dhe  Valderrama në vitet '90 .

Pavarësisht protestave nga pankina e ‘bardhekuqve’, VAR-i siguroi se ky veprim i francezit të Interit nuk ishte i denjë për karton.

Megjithatë, duket se dhoma e zhveshjes së Atlético Madrid e ka marrë me humor gjestin. Komenti ka qenë shumë qesharak edhe për disa nga ndjekësit e malazezit, teksa tashmë ka marrë me qindra pëlqime. 

Alvaro Morata bën shaka me Savic… për incidentin e tij me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll