Sport

SUPERKOMPJUTERI: Man.City favorit për ta fituar Champions League, i ndjekur nga Real Madridi, Arsenali plotëson treshen...

Superkompjuteri i Opta-s befason me parashikimet e tij për Champions League

14 Mars 2024, 17:37 Nga DOSJA

SUPERKOMPJUTERI: Man.City favorit për ta fituar Champions League, i ndjekur

ZVICER - Që në orët e para të ditës së sotme janë bërë të ditura tetë skuadrat që kanë fituar të drejtën për të vazhduar luftën për të ngritur trofeun e Champions League më 1 qershor në “Wembley”.

Dhe nëse të gjithë fillojnë në kushte të barabarta për shortin e nesërm, për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, në Nyon, jo të gjithë kanë të njëjtat shanse për ta fituar atë.

Në fakt superkompjuteri i Opta-s befason me parashikimet e tij për Champions League. Siç raporton 'The Analyst', ai ka nxjerrë një përfundim i lehtë se Manchester City është favoriti kryesor, por duke parë më poshtë listën, shihet se Barcelona dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale janë me më pak gjasa (5,38% dhe 4,19% respektivisht) për të fituar titullin. Më pak se Borussia Dortmund që ka 5.62%.

Nuk ka surpriza në krye. Man.City ka 32.3% shanse për të mbrojtur titullin, me Real Madridin në vendin e dytë (16.87%) dhe Arsenalin të tretin (13.09%). Paris Saint-Germain i Mbappe është i katërti (11.8%), përpara Bayern Munich (10.75%).

Shanset jepen para shortit, por rezultati i të cilave mund t'i ndryshojë ato.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll