Politike

"Ka pasur dialog"/ Bylykbashi jep detaje: Nuk ka pasur marrëveshje me PS-në

Sipas tij në Top Story, Top Channel marrëveshje ka kur shtrëngohen duart dhe hidhen firma, që sipas tij, këto nuk kanë ndodhur.

14 Mars 2024, 22:05 Nga h.k
"Ka pasur dialog"/ Bylykbashi jep detaje: Nuk ka pasur
Foto ilustruese

TIRANË-Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, u shpreh se mes PS dhe Partisw Demokratike ka një dialog, por nuk ka ende një marrëveshje.

Sipas tij në Top Story, Top Channel marrëveshje ka kur shtrëngohen duart dhe hidhen firma, që sipas tij, këto nuk kanë ndodhur.

Në 22 vitet e fundit kam qenë në pjesën dërrmuese të negocimeve. Është zgjedhur një mekanizëm që është përdorur dhe herë tjetër. Nuk besoj se çështja shtrohet se përmes kësaj negociate njohu PS kreun e grupit parlamentar. Ai është vendim që e marrim ne. Nuk ka asnjë diskutim, grupi parlamentar është ai që imponon qëndrimin e opozitës në lidhje me këtë. Ka dialog, por nuk ka marrëveshje deri tani. Marrëveshje quhet kur shtrëngohet dora, ose firmoset diçka… atëherë mund të flasim për marrëveshje, por kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

 

 

 

 

 

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll