Politike

Salianji: Marrëveshja me mazhorancën uli PD-në aty ku kishte refuzuar më parë, dëmton interesin e partisë

Salianji tha se dëmin më të madh që ka pasur opozita ka qenë çështja e besueshmërisë.

14 Mars 2024, 21:46 Nga M.B
Salianji: Marrëveshja me mazhorancën uli PD-në aty ku kishte
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar sot se qëndrimi i tij kundër marrëveshjes me mazhorancën lidhet me cënimin e interesit të PD-së. Në emisionin "Opinion", Salianji tha se dëmin më të madh që ka pasur opozita ka qenë çështja e besueshmërisë. Sipas Salianjit, aksioni opozitar ka kthyer besueshmërinë te ta, ka rritur të  bashkojë të gjitha pjesët e PD, ka prodhuar një protestë masive si 20 shkurti dhe ka imponuar në publik këtë PD në këtë përmasë që është.

"Ka vetëm një realitet politik në këtë vend, deputetët e grupit parlamentar të PD janë deputet të PD, tani nëse është një realitet këtu, zoti Basha është deputeti me biçikletë i radhës së kaluar...Këtu ka një diskutim publik që do të bëjë sikur 7 është më e madhe se 47. PD, dhe unë jam i bindur te kjo, ka një raport me qytetarët dhe jo me të njeh apo s'të njeh Rama. Ky është një kompleks. PD ka refuzuar me vetëdije të plotë për të marrë pjesë aty ku mori tani, në Konferencë Kryetarsh, fatkeqësisht ne i kemi dhënë Ramës normalitet pa marrë asgjë, pra kjo marrëveshje në dy dimensione është e dëmshme për PD: E para për interesin publik, e dyta për interesin e PD. Dëmin më të madh që kemi pasur ne si opozitë ka qenë çështja e besueshmërisë. Ky aksion ka kthyer besueshmërinë te opozita, ka arritur të bashkojë të gjitha pjesët e PD, ka prodhuar një protestë masive si 20 shkurti dhe ka imponuar në publik këtë PD në këtë përmasë që është. Ne kemi pasur një kërkesë themelore kur kemi hyrë, zbatimi i Kushtetutës, Komisioni Hetimor, përfqësimi i drejtë në Komisioni e Reformës Zgjedhore dhe grupi parlamentar. Me këtë marrëveshje nuk arrijmë asnjë nga këto", tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll