Sport

LAJMI I FUNDIT/ Leo Messi del nga fusha i dëmtuar, Inter Miami i shqetësuar!...

Lajm i keq për Lionel Messin, i cili pësoi një dëmtim fizik mbrëmë gjatë fitores së Inter Miami.

14 Mars 2024, 11:36 Nga DOSJA
LAJMI I FUNDIT/ Leo Messi del nga fusha i dëmtuar, Inter Miami i

SHBA - Në të gdhirë sot, Inter Miami u kualifikua në çerekfinale të Champions League në CONCACAF. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë kundër Nashville, klubi nga Florida fitoi 3-1 në shtëpi, duke u kualifikuar në fazën e mëtejshme të kompeticionit. Një ndeshje gjatë së cilës dyshja Messi - Suarez goditi, ku ‘Pleshti’ i dha dukshëm një asistim Suarezit, përpara se të shënonte vetë me një goditje të saktë me këmbën e majtë.

Por ngjarja e natës ishte diku tjetër, pasi Leo Messi u detyrua të hiqte dorë nga ndeshja në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 50-të. Dhe trajneri i tij Tata Martino zbuloi pas ndeshjes se nuk ishte nga një vendim i tij, porn jë vendim për të shpëtuar lojtarin e tij nga një defekt fizik. 

“Ai ka një mbingarkesë të muskujve në këmbën e tij të djathtë dhe ne nuk mund të rrezikonim. Ne u përpoqëm të shihnim nëse ai mund të duronte edhe pak, por kjo e shqetësoi. Prandaj ne preferuam që ai të largohej nga ndeshja. 

Unë mendoj se ai nuk do të jetë i disponueshëm edhe për ndeshjen e së shtunës. Ai do të bëjë kontrolle dhe më pas do të shohim se si do të zhvillohet”, ka shpjeguar trajneri argjentinas pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll