Sport

Europa League/ Një finale ‘e papritur’ për Leverkusenin e Xabi Alonso-s…

Ata do të luajnë për një vend në çerekfinale të Europa League, kundër Qarabag pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

14 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

Europa League/ Një finale ‘e papritur’ për Leverkusenin e

GJERMANI - 17 ndeshje (nëntë në Ligë, gjashtë në Europa League dhe dy në Kupë) e ndajnë  Bayer Leverkusen nga fitimi i një prej tre titujve, për të cilët po konkurrojnë këtë sezon. Kjo do t'i jepte fund, në këtë mënyrë, 31 viteve të thatësirës. 

Por sonte, kundër Qarabag, në “BayArena”, ata do të përballen me një finale të papritur në rrugën e tyre drejt trefishit. "Më pëlqejnë lojërat si kjo, ku luan gjithçka, ose asgjë. Ato janë gjithmonë të veçanta dhe krijojnë një atmosferë emocionuese. Por ne nuk mund të emocionohemi shumë",- tha Xabi Alonso.

Kampioni i Azerbajxhanit ishte më afër se kushdo për t'i dhënë fund statusit të pamposhtur (31 fitore dhe pesë barazime) të ekipit të vetëm në Evropë, që nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon në të gjitha garat. Skuadra e drejtuar nga Gurban Gurbanov, e cila ka të rikthyer Romaon dhe Jafarguliyev, po fitonte 0-2 falë golave ​​të Benzia (26') dhe Juninho (45')... por Wirtz (70') dhe Schick (92') arritën mrekullinë 2-2.

"Ndeshja e javës së kaluar ishte shumë e vështirë për ne. Qarabag ka një skuadër të fortë dhe lojtarë të mirë. Ne kemi nevojë për një paraqitje bindëse,"- pranoi Xabi Alonso dje në një konferencë për shtyp. 

Europa League/ Një finale ‘e papritur’ për Leverkusenin e

Lideri i Bundesligës, 10 pikë përpara Bayernit, nuk heq dorë nga asgjë. "Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur midis stabilitetit dhe ritmit në lojën e tyre për të qenë të suksesshëm. Duhet të japim gjithçka në fushë. Dhe nëse e bëjmë, do të kemi një shans më të mirë për të kaluar në raundin tjetër,"- theksoi Alonso.

Leverkusen, të cilëve u mungojnë Boniface dhe Artur për shkak të lëndimit, do të luajë njëmbëdhjetëshen e tyre (pothuajse) gala. Nuk përjashtohet, megjithatë, që lojtarët më pak të zakonshëm (Tella, Borja Iglesias, Adli...) të kenë minuta.

E panjohura e madhe ishte në portë... por duket e zgjidhur. Kovar, titullar në Europa League, është rikuperuar me kohë dhe do të zërë vendin e zakonshëm të Hradecky-t: "Matej më tha se është qind për qind. Pra do të luajë",- tha Xabi.

Leverkusen dhe Qarabag, kuriozisht, janë takuar tashmë, këtë sezon, në fazën e grupeve. Më pas, skuadra e “Aspirinave”, e cila shënoi pikë të plota, fitoi dy herë: 5-1 dhe 0-1. Qarabag kërkon të vazhdojë të bëjë histori në Evropë. Ai po debuton në 1/16... por kërkon një vend në çerekfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll