Aktualitet

Arrestohet një person dhe procedohen penalisht tre të tjerë në Fier për vepra penale të ndryshme

Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale shpërdorim detyre dhe përvetësim parash, si dhe ndërtimi pa leje në pronë.

14 Mars 2024, 11:46 Nga S.B
Arrestohet një person dhe procedohen penalisht tre të tjerë
foto ilustruese

FIER- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht tre të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 38-vjeçari me inicialet A.M është arrestuar pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale shpërdorim detyre dhe përvetësim parash, si dhe ndërtimi pa leje në pronë. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. O., 42 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetasit J. I., 36 vjeç dhe A. A., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Zhamë, pasi janë konstatuar duke ndërtuar një mur në tokën e shtetasit J. I., pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier vepra penale

Sondazh

Poll