Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të ARRSH/ Firmosen disa urdhër-arreste, mes tyre edhe biznesmenë, ish-ortakë të Berberit (EMRAT)

Begajt i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë. 

14 Mars 2024, 09:52 Nga r.ll
Arrestimi i ish-kreut të ARRSH/ Firmosen disa urdhër-arreste, mes tyre
spak

TIRANË- Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi është vënë në pranga me kërkesë të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Gjithashtu të paktën 3 urdhër arreste me burg, mes të cilëve edhe biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri. Begajt i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë. 

Berberi kishte dhënë dorëheqjen një ditë më parë. Raportohet se SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

evis berberi spak valter begaj

Sondazh

Poll