Aktualitet

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës në Itali, arrestohet 36 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Gjatë hetimeve u sekuestruan tre kilogramë kokainë, një kilogram heroinë, gjashtë kilogramë hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash, shkruajnë mediat italiane. 

14 Mars 2024, 08:38 Nga r.ll
Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës në Itali, arrestohet
foto ilustruese

BOLONJË- Një rrjet i fuqishëm i trafikut të drogës është goditur në qendër të Bolonjës, nga autoritetet italiane. Si pasojë e operacionit policor janë ekzekutuar 44 masa sigurie, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 36 persona. 

Personat e ndaluar ishin të kombësive të ndryshme italianë, shqiptarë dhe pakistanezë të cilët blinin sasi të mëdha droge për t'u shitur më pas në sheshet e ndryshme të qytetit.

Gjatë hetimeve u sekuestruan tre kilogramë kokainë, një kilogram heroinë, gjashtë kilogramë hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash, shkruajnë mediat italiane. 

operacion antidroge ne itali

Sondazh

Poll