Aktualitet

Dhunoi të dashurën dhe e mbylli disa orë në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Mësohet se 32-vjeçari është vënë në pranga pasi ka dhunuar të dashurën e tij.

14 Mars 2024, 11:05 Nga N.F
Dhunoi të dashurën dhe e mbylli disa orë në makinë,
Foto ilustrues

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 32-vjeçari është vënë në pranga pasi ka dhunuar të dashurën e tij.

Më tej në njoftim bëhet me dije se pasi ka dhunuar të dashurën e ka mbajtur atë për disa orë brenda makinës pa dëshirën e saj.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane dhunim arrestim

Sondazh

Poll