Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje një 76-vjeçare

Sipas informacioneve nga policia, viktimë ka mbetur një 76-vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte rrugën. 

14 Mars 2024, 10:04 Nga r.ll
Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje një
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjepalaj të Durrësit.  Sipas informacioneve nga policia, viktimë ka mbetur një 76-vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte rrugën. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin. Ndërkohë shoferi drejtuesi i automjetit, 23 vjeç është shoqëruar në komisariat. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll