Aktualitet

Tërmeti 5.4 ballë godet Malin e Zi, lëkundje të forta ndjehen edhe në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë

Më pas ka pasur edhe paslëkundje me magnitudë më pak se 3 ballë. Ende nuk raportohet për persona të lënduar ose dëme të shkaktuara.

14 Mars 2024, 07:17 Nga r.ll
Tërmeti 5.4 ballë godet Malin e Zi, lëkundje të forta
foto ilustruese

MAL I ZI- Një tërmet i fortë prej 5.3 ballësh të shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km. 

Tërmeti 5.4 ballë godet Malin e Zi, lëkundje të forta

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi, ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, në qytetet e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës. Gjithashtu lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, më së shumti në qytetin e Pejës.

Më pas ka pasur edhe paslëkundje me magnitudë më pak se 3 ballë. Ende nuk raportohet për persona të lënduar ose dëme të shkaktuara.

termet ne malin e zi

Sondazh

Poll