Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

14 Mars 2024, 07:02 Nga N.F
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe e masave ajrore të ftohta dhe relativisht të lagështa. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore -1 deri 15°C
në zonat e ulëta 1 deri 20°C
në zonat bregdetare 5 deri 20°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll