Politike

Shehi: Mohimi i Komisioneve rrëzon kontrollin mbi ekzekutivin

Mazhoranca nuk u ndal vetëm me rrëzimin e kërkesave të opozitës. Më 21 dhjetor 2023, në një seancë kaotike miratoi ndryshimet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore, duke e mbyllur objektin mbi të cilin ngrihet një komision

13 Mars 2024, 22:24 Nga r.ll
Shehi: Mohimi i Komisioneve rrëzon kontrollin mbi ekzekutivin
dashamir shehi

TIRANË- Më 22 shtator 2023, u kërkua komisioni hetimor nga 45 deputetë të Kuvendit për rrjedhjen e të dhënave personale dhe karakteristikat e sistemit TIMS.

Vetëm 4 ditë më vonë, më 26 shtator deputetët e Rithemelimit, mbështetje të Sali Berishës, hetim për 4 kontrata koncensionare në shëndetësi. Ndërsa në 11 tetor, u kërkua një tjetër komision hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksionet publike. Të tre këto kërkesa u refuzuan në mbledhjen e kryetarëve. Por nuk përfundon këtu.

Më tej, u refuzuan edhe Komisioni për Komisionin Becheti, për zgjedhjet e 25 prillit, për Investimet Strategjike, dosjen “McGonigal”, marinën e Durrësit dhe udhëzimet me charter të kryeministrit. I vetmi komision i pranuar ishte ai për çështjen e inceneratorëve.

“Ka për arrogancë të dalës që nuk pranon komisionet hetimore, e cila godet një nga shtyllat e jetës parlamentare, që është kontrolli mbi ekzekutivin, pasi ditën që nuk ka komisione hetimore” , u shpreh Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së.

Mazhoranca nuk u ndal vetëm me rrëzimin e kërkesave të opozitës. Më 21 dhjetor 2023, në një seancë kaotike miratoi ndryshimet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore, duke e mbyllur objektin mbi të cilin ngrihet një komision. Një nga pikat më të debatuara është neni 5, ku lë hapësirë ​​që mazhoranca të refuzojë komisionet që kërkon opozitë me votë.

“Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e komisionit, kur objekti i hetimit respekton parimet dhe standardet kushtetuese, si më poshtë: a) çështja duhet të ketë të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksionet e tjera të Kuvendit; b) Objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje ose në subjekte konkrete; c) Duhet të ketë të njëjtin ose indicie të hapur, për ekzistencën e çështjeve për të cilat duhet të vendosja e komisionit hetimor”.

“Komii hetimor është bërë i pamundur, ndërsa efektin e komisionit hetimor e ka bere nul ”, u shpreh Flutura Açka, deputete e PD-së.

Marrë ngsa Top Channel.

dashamir shehi

Sondazh

Poll