13 Mars 2024, 20:10
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për dialogun dhe rikthmin e normalitetit në Parlament. Berisha tha se opozita nuk është ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, por sipas tij kryeministri Edi Rama.
Berisha tha se qëllimi i vetëm i Ramës është që opozita të bojkotojë parlamentin, por u shpreh se opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo. Ish-kryeministri akuzoi Ramën se ka frikë nga komisionet hetimore dhe dalja para tyre.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq. Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen. Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër. Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.
Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin. Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita. Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.
Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore. Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.
Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori.
sali berisha
Politike
13 Mars 2024, 19:59
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë me median turke, “Independent T&u...
Politike
13 Mars 2024, 19:18
r.ll
igli hasani
SPANJË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nga Budapesti ka udhëtuar sot pasdite drejt Spanjë...
Politike
13 Mars 2024, 14:37
N.F
TIRANË- Departamenti Antikorrupsion në PD ka denoncuar sot me dokumente, abuzimet e kryebashkiakut të Tropojëz, Rexh Byberit dhe i ka...
Politike
13 Mars 2024, 13:50
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë me median turke, “Independent T&uu...
Politike
13 Mars 2024, 13:51
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar sot se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës ësh...
Politike
13 Mars 2024, 13:32
I.A
Klevis Qose
TIRANË- Klevis Qose do të emërohet sot drejtor i përgjithshëm i Burgjeve. Dosja.al mëson ekskluzivisht se pas dor...
Politike
13 Mars 2024, 13:41
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës p&e...
Politike
13 Mars 2024, 13:08
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji është shprehu sot kundër negociatave në Kuvend mes PS-së dhe PD-s&...
Politike
13 Mars 2024, 13:14
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nesër do të shkojë...
Politike
13 Mars 2024, 13:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se me kolegun e tij socialist Bledi ...