Politike

Opozita hoqi dorë nga komisioni hetimor për McGonigal? Bardhi: Kam gati një kallëzim shtesë në SPAK

Bardhi tregoi se kanë kërkuar komisione hetimore për shëndetësinë sepse sipas tij kishte një tentativë brenda SPAK-ut për të amnistuar ish-ministrin Ilir Beqaj. 

13 Mars 2024, 22:03 Nga r.ll
Opozita hoqi dorë nga komisioni hetimor për McGonigal? Bardhi: Kam
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se do të dërgojë një kallëzim shtesë në Prokurorinë e Posaçme për skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Bardhi tregoi në "Open" në News24, se kanë kërkuar komisione hetimore për shëndetësinë sepse sipas tij kishte një tentativë brenda SPAK-ut për të amnistuar ish-ministrin Ilir Beqaj. 

“Për nga rëndësia publike që çuarja e parave publike diku është e rëndë sikundër është e rëndë përfshirja e Edi Ramës në aferën McGonigal. Për këtë çështje i jam drejtuar SPAK-ut, kam dorëzuar një kallëzim penal, kam kërkuar informacion, kam marrë informacion nga drejtuesi i Prokurorisë dhe kam detyrimin për mos nxjerrjen e sekretit hetimor për çështjen.

Kam çuar para 6 muajve kallëzim shtesë, kam përgatitur kallëzim shtesë shoqëruar me një dosje të re që do ta dorëzojë nesër ose pasnesër në SPAK. Pra nuk kam hequr dorë nga kjo çështje. Ne kemi kërkuar komisione hetimore për shëndetësinë sepse kishte një tentativë të qartë brenda SPAK-ut për të amnistuar Ilir Beqajt. Ka një vendim gjykate që kërkon të anulohet kontrata dhe nuk ka asnjë veprim nga qeveria dhe sot paguhet koncesionari. Është një hetim parlamentar në gjykimin tim i domosdoshëm”, tha Bardhi.

gazment bardhi spak charles mc gonigal

Sondazh

Poll