Politike

“Nuk kemi marrëveshje me mazhorancën”, Bardhi: Mos të deformohet arsyeja e aksionit opozitar, është pengmarrja e Kuvendit

Bardhi tha se komisionet hetimore do të ngrihen siç e parashikon Kushtetuta, ndërsa garantoi se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar.

13 Mars 2024, 21:35 Nga r.ll
“Nuk kemi marrëveshje me mazhorancën”, Bardhi: Mos të
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thënë sot se me PS-në nuk kanë një marrëveshje, duke argumentuar se zbatimi i Kushtetutës nuk negociohet.

I ftuar në "Open" në News24, Bardhi tha se komisionet hetimore do të ngrihen siç e parashikon Kushtetuta, ndërsa garantoi se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar. Ai shtoi se nuk duhet deformuar arseyja e aksionit opozitar që sipas tij është pengmarrja e Kuvendit më 12 tetor.

“Siç parashikon Kushtetuta do të ngrihen komisionet Hetimore, të jeni të sigurt se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar. Nëse ngrihen, ne do të respektojmë Kushtetutën dhe do të bëjmë gjithçka që kushtetuta të respektohet germë më germë. Nuk është marrëveshje. Marrëveshja përmban dakordësi për çështje përmbajtësore. Ne nuk kemi asnjë dakordësi për çështje të tilla. Nuk bëhen negociata dhe marrëveshje për zbatimin e Kushtetutës. Nga shtatori 2021 deri në shtatorin 2023 janë kërkuar 8 komisione. Më 5 shtator kemi vendosur se cfarë komisionesh do të ngrihen në këtë sesion, atë të TIMS dhe asaj në shëndetësi. U bllokuan dhe kjo solli këtë reagim të opozitës. Aksioni i opozitës ka një historik, lindi nga vendimet e seancës së 12 tetorit, nga rrëzimi i komisionit për TIMS, shëndetësisë dhe mos ndryshimi i përbërjes së Reformës Zgjedhore. Nëse zhbëhen këto të treja, kthehet jeta parlamentare. Nga ai moment nuk ka patur më seancë normale në Kuvend. Duhet një zgjidhje me institucionet e Kuvendit. Ne në çdo moment bëjmë bisedime dhe negociata politike. Nuk ka marrëveshje. Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është peng marrja e Kuvendit më 12 tetor 2023.”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll