Politike

Dialogu me mazhorancën, Bardhi: Heqim dorë nga protesta në Parlamenti pas shkaku i nisjes së tyre ka rënë

I ftuar në “Open” në News 24, Bardhi u shpreh se këtë nuk e quan as fitore dhe as humbje.

13 Mars 2024, 21:45 Nga r.ll
Dialogu me mazhorancën, Bardhi: Heqim dorë nga protesta në
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se protestat e opozitës në Parlament përfundojnë pasi shkaku për të cilën nisën tanimë ka rënë.

I ftuar në “Open” në News 24, Bardhi u shpreh se këtë nuk e quan as fitore dhe as humbje.

“Kjo i shërben funksionimit normal të Kuvendit. Ne kemi shpallur një motiv për të cilin kemi hyrë në këtë aksion në këtë Kuvend. Sigurisht, Kuvendi ka deputetë me vota të vjedhura, ky është diskutim tjetër. Ne kemi marrë një vendim për të mos lejuar normalitet në Kuvend bazuar në një vendim të mazhorancës për ato tre çështje që përmenda sa kohë na u rrëzua komisioni i Shëndetësisë dhe TIMS-t dhe nuk na lejohet të përfaqësohemi në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

E kam bërë të qartë edhe në përgjigje të apelit ndërkombëtar, që nxiste dialogun politik, që po jam i gatshëm të ulem për të dialoguar në institucione. Ne po heqim dorë nga protesta në Parlament, sepse shkaku po bie. Pra janë 3 vendime të 12 tetorit. Nuk e quaj as fitore dhe as humbje”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll