Politike

Marrëveshja mazhorancë-opozitë, Mediu: Hap pozitiv, Reforma Zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse, të hiqen duart nga grabitja e votës

Mediu tha se me rëndësi është fakti që opozita duhet të ketë një plan veprimi.

13 Mars 2024, 13:51 Nga M.B
Marrëveshja mazhorancë-opozitë, Mediu: Hap pozitiv, Reforma
Fatmir Mediu

TIRANA- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar sot se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës është një hap pozitiv për rikthimin në normalitet të Parlamentit. Në një deklaratë për gazetarët, Mediu tha se me rëndësi është fakti që opozita duhet të ketë një plan veprimi.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Mediu u shpreh se vendi ka nevojë për një reformë që të jetë gjithëpërfshirës, që garanton kushtetutshmërinë e parlamentit, mundësinë për të patur pluralizëm në vend, votim të diasporës dhe ajo që është e rëndësishme, sipas tij, është që të hiqen duart nga grabitja e votës

“Deputetet janë zgjedhur nga qytetarët që të bëjnë jetën e tyre parlamentare. Në këtë situatë që diskutohet për të kthyer kushtetutshmërinë e parlamentit mendoj që hapi është pozitiv. Edhe komunikimi politik është i vlefshëm. Ajo që opozita duhet të veprojë  është që opozita të ketë një plan veprimi parlamentar. Sa i përket reformës zgjedhore, ka nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që garanton kushtetutshmërinë e parlamentit, garanton mundësinë për të patur pluralizëm në vend, votimi i diasporës dhe ajo që është e rëndësishme është që të hiqen duart nga grabitja e votës”, tha Fatmir Mediu.

fatmir mediu

Sondazh

Poll