Bota

Vendimi i qeverisë për çështjen e Manastirit të Deçanit/ Hovenier: Ishte një hap i domosdoshëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë urdhëroi Agjecinë Kadastrale të Kosovës që të procedojë tutje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket tokës së Manastirit të Deçanit.

13 Mars 2024, 16:31 Nga r.ll
Vendimi i qeverisë për çështjen e Manastirit të
jeffrey hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur para në regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në "X", ai shkruan se vendimi i sotëm demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe i falënderojmë liderët kosovarë për ta çuar këtë çështje përpara”, shkroi Hovenier.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të procedojë tutje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket tokës së Manastirit të Deçanit.

manastiri i decanit jeffrey hovenier

Sondazh

Poll