Aktualitet

I shpallur në kërkim nga policia e Korçës, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari trafikant i lëndëve narkotike

Bëhet me dije se i riu ka trafikuar në qytetin e Korçës lëndë narkotike në vitin 2022.

13 Mars 2024, 14:44 Nga S.B
I shpallur në kërkim nga policia e Korçës, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Kapet dhe arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar nga policia e Korçës, në qytetin e Tiranës. Mësohet se 26-vjeçari me inicialet D.C (G), ishte shpallur në kërkim pasi i është caktuar masa arrest me burg për veprën penale prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Bëhet me dije se i riu ka trafikuar në qytetin e Korçës lëndë narkotike në vitin 2022. Me rastin e mësipërm do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. 

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një 26-vjeçar i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat, në rrugën "Xhon Belushi", u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. C.(G)., 26 vjeç, banues në Korçë.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës.  

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

tirane shitje lendesh narkotike korce

Sondazh

Poll