Aktualitet

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Trajneri rrëfen ëndrrën e madhe të 19-vjeçarit: Donte të përfaqësonte ekipin kombëtar! Ishte djalë i mrekullueshëm

Trajneri u shpreh se lajmin e hidhur e kishte vesh përmes mediave gjë të cilën në fillim nuk e kishte besuar. Ai më tej shtoi se për të konfirmuar ngjarjen kishte kryer disa telefonata por disa prej personave që kishte kontaktuar nuk e kishin marrë vesh akoma ngjarjen.

13 Mars 2024, 12:34 Nga N.F
Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Trajneri rrëfen ëndrrën e
Grei Bihuci

FIER- Trajneri akademinë e futbollit "Apolonia" ka folur në lidhje me tragjedinë e cila u regjistrua të hënën ku humbi jetën 19-vjeçari Grei Bihuci. Trajneri në një interviste për  emisionin “Me zemër të hapur” në News24 foli në lidhje me ngjarjen e rëndë qe tronditi Fierin. 

Trajneri u shpreh se lajmin e hidhur e kishte vesh përmes mediave gjë të cilën në fillim nuk e kishte besuar. Ai më tej shtoi se për të konfirmuar ngjarjen kishte kryer disa telefonata por disa prej personave që kishte kontaktuar nuk e kishin marrë vesh akoma ngjarjen. Më tej shtoi se pasi është konfirmuar ngjarja ka ngelur pafjalë.

 “Bëra disa telefonata. Disa nuk e dinin. Më vonë, kur edhe rrjetet sociale shfaqen ngjarjen, u vërtetua se ishte Grei. Jam pa fjalë për këtë ngjarje të rëndë”, tha trajneri.

Ai tregoi se 19-vjeçarin e kishte njohur vite më parë, pasi e kishte stërvitur për disa kohë si portier. Trajeneri më tej rrëfeu ëndërrën e viktimës dhe u shpreh se Bihuci kishte ëndërr të përfaqësonte kombëtarën.

“Ai ka qenë pjesë e grupit Apolonia para 3 vitesh. Bashkëpunonim bashkë. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm. Ishte një djalë i dashur, stërvitej me dëshirë. Gjithmonë ishte bashkëpunues. Nuk gjej akoma fjalë për atë djalë, pasi ishte i mrekullueshëm.

Humbi jetën në një moshë ku ëndrrat e tij ngelën në mes. Ai kishte dëshirë që të bëhej portier i madh, dhe e kam ëndërr që të përfaqësoj deri te ekipi ynë kombëtar. Ai djalë pranonte kur bënte gabime. Edhe kur kishte acarime, i zgjidhte me edukatë dhe buzëqeshje gjërat,” tha ai.

Ditën e hënë ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës. Dyshohet se sherri nisi për shkak të rrjeteve sociale.

grei bihuci vrasje fier

Sondazh

Poll