Aktualitet

Nga thyerja e arrestit shtëpiak tek transporti i emigrantëve, arrestohet një 24-vjeçar dhe procedohet një tjetër në Korçë

Në gjendje të lirë është proceduar një 52-vjeçar në Maliq pasi transportoi më taksinë e tij 3 emigrantë të vendeve të treta.

13 Mars 2024, 14:10 Nga S.B
Nga thyerja e arrestit shtëpiak tek transporti i emigrantëve,
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se për arsye të thyerjes së arrestit shtëpiak është arrestuar një 24-vjeçar i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në gjendje të lirë është proceduar një 52-vjeçar në Maliq pasi transportoi më taksinë e tij 3 emigrantë të vendeve të treta. Për rastet e mësipërme do të kujdeset Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, u kap duke transportuar me automjetin e tij taksi, 3 emigrantë nga Vendet e Treta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korçe arrest shtepiak

Sondazh

Poll