Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Florian Muka rrëfen detaje nga ngjarja: Nuk e njihja viktimën, konfliktin e kisha me shokun e tij

Nga detajet e zbardhura bëhët me dije se i riu nuk ishte pjesë e konfliktit por kishte ndërhyrë për të ndarë Mukën dhe shokun e tij të cilët po debatonin. Përveç konfliktit mes tyre mësohet se ka pasur edhe përplasje fizike gjë e cila ka bërë që Bihuci të ndërhyjë për të ulur tensionet mes të rinjve.

13 Mars 2024, 12:09 Nga N.F
Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Florian Muka rrëfen detaje nga
Grei Bihuci

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit, Grei Bihuci i cili u plagos për vdekje me thikë pas një sherri paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit. Mësohet se autori i vrasjes, Florian Muka ka vrarë gabimisht 19-vjeçarin ndërsa ka shtuar se nuk e njihte viktimën.

Nga detajet e zbardhura bëhët me dije se i riu nuk ishte pjesë e konfliktit por kishte ndërhyrë për të ndarë Mukën dhe shokun e tij të cilët po debatonin. Përveç konfliktit mes tyre mësohet se ka pasur edhe përplasje fizike gjë e cila ka bërë që Bihuci të ndërhyjë për të ulur tensionet mes të rinjve. Pas ndërhurjes së 19-vjeçarit Muka e ka goditur me thikë duke e plagosur rëndë ku më pas humbi jetën.

Autori i vrasjes gjithashtu ka deklaruar se konfliktin e kishte me shokun e viktimës dhe jo me atë. Ndërkohë policia konfirmon që 19-vjeçari është vrarë pa qene objektivi i një sulmi ndërsa shtojnë se të rinjtë janë takuar në qendër të Fierit krejt rastësisht.

Ditën e hënë ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës. Dyshohet se sherri nisi për shkak të rrjeteve sociale.

grei bihuci vrasje florian muka

Sondazh

Poll