13 Mars 2024, 12:56
Nga S.B
foto ilustruese
RINAS- Dy shtetas turq janë arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit. Mësohet se arsyeja e ndalimit të tyre ishtë dalja nga vendi ynë me pasaporta false.
Dy personat me inicialet M.S dhe D.A paraqitën në sportel pasaporta greke me të dhënat e tyre të cilat rezultuan të ishin të falsifikuara. Si pasojë e këtij veprimi dy turqit janë arrestuar në flagrancë si dhe u janë sekuestruar pasaportat dhe biletat e avionit.
Njoftimi i policisë:
Rinas/Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara.
Sekuestrohen pasaportat false dhe biletat e udhëtimit.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këto dy raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit turq:
M. S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi.
Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
rinas pasaporta te falsifikuara
Aktualitet
13 Mars 2024, 12:47
TIRANË-Mbërrin në Shqipëri i ekstraduari i parë nga Dubai, Policia: Finalizohet operacioni, Çobo pjesë e një grupi t...
Aktualitet
13 Mars 2024, 12:34
N.F
Grei Bihuci
FIER- Trajneri akademinë e futbollit "Apolonia" ka folur në lidhje me tragjedinë e cila u regjistrua të hënën ku ...
Aktualitet
13 Mars 2024, 12:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Bruno Çobo i ekstraduari i parë nga Dubai që rezultonte i shumëkërkuar nga Policia Shqiptare, sipas...
Aktualitet
13 Mars 2024, 12:09
N.F
Grei Bihuci
FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit, Grei Bihuci i cili u plagos për vdekje me thi...
Aktualitet
13 Mars 2024, 11:01
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një incident ku janë plagosur dy vëllezër, K...
Aktualitet
13 Mars 2024, 10:54
h.k
TIRANË-Debate në sallën e gjyqit për çështjen “Gërdeci”. Prokurorët e SPAK-ut kërkuan që pyetj...
Aktualitet
13 Mars 2024, 10:43
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Si funksiononte mashtrimi? SPAK zbardhi skemen. Personat (italianet) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u prop...
Aktualitet
13 Mars 2024, 10:39
N.F
Shqiptari
GREQI- 52-vjeçari i cili plagosi pak kohë më parë një kuzhinier shqiptar në Selanik ka dalë para Gjykat&eum...
Aktualitet
13 Mars 2024, 10:08
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 53-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimi...
Aktualitet
13 Mars 2024, 09:29
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 17-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë duke trnaportuar far...