Aktualitet

Seanca për verifikimin e masës pezullim nga detyra/ Prefektja e Fierit nuk paraqitet në GJKKO, Balilaj ndodhet në SHBA

SPAK po heton Balilaj për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.

13 Mars 2024, 13:39 Nga N.F

Seanca për verifikimin e masës pezullim nga detyra/ Prefektja e Fierit

Rajmonda Balilaj

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahej seanca për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra të prefekte së qarkut Fier, Rajmonda Balilaj por kjo e fundit nuk është paraqitur në SPAK. Mësohet se Balilaj nuk ndodhet në Shqipëri pas ajo ndodhet në SHBA.

SPAK po heton Balilaj për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.

Ndërkohë seanca vijon për pjesën tjetër të personave nën hetim, përkatësisht:

- Shkelqim Beqiri-  Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

- Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit

- Eneriada Rizai nën hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

- Bora Murati - Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos

- Vangjel Nushi - me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

- Arben Manoku - Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos

rajmonda balilaj spak pezullim detyre

Sondazh

Poll