Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen 2 automjete, drejtuesi në spital

Nga aksidenti mësohet se është dëmtuar lehtë njëri nga drejtuesit e mjeteve, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital. 

13 Mars 2024, 09:22 Nga M.B
Aksident në Tepelenë, përplasen 2 automjete, drejtuesi në
Foto ilustruese

TEPELENA- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur në aksin “Tepelenë-Krahës”. Nga aksidenti mësohet se është dëmtuar lehtë njëri nga drejtuesit e mjeteve, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e aksidentit.

Njoftimi:

Tepelenë/Informacione paraprake

Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e aksidentit.

aksident tepelena

Sondazh

Poll