Aktualitet

FOTOT/ Plagosi kuzhinierin shqiptar se nuk i pëlqeu mishi se si ishte pjekur, 52-vjeçari del para gjykatës në Selanik

Mësohet se shkak i sherrit mes 52-vjeçarit dhe 65-vjeçarit ka qenë ushqimi që i është servirur. Sipas autorit nuk i ka pëlqyer mishi i pjekur në zgarë ashtu siç e kishte menduar.

13 Mars 2024, 10:39 Nga N.F
FOTOT/ Plagosi kuzhinierin shqiptar se nuk i pëlqeu mishi se si ishte
Shqiptari

GREQI- 52-vjeçari i cili plagosi pak kohë më parë një kuzhinier shqiptar në Selanik ka dalë para Gjykatës ditën e djeshme. 52-vjeçari u paraqit në gjyq i shoqëruar nga avokati i tij ndërsa ngritur kallëzim penal për tentativë vrasje.

Ai në fillim të muajit mars pas një debati me një kuzhinier ka plagosur me thikë këtë të fundit. Mësohet se shkak i sherrit mes 52-vjeçarit dhe 65-vjeçarit ka qenë ushqimi që i është servirur. Sipas autorit nuk i ka pëlqyer mishi i pjekur në zgarë ashtu siç e kishte menduar.

Ai më tej ka shtuar se mishi i përgatitur ishte nga një ditë më parë. Më pas i akuzuari ka filluar të ofendojë kuzhinierin shqiptar dhe gjatë përleshjes e ka plagosur me thikë, ndërsa menjëherë pas ngjarjes është larguar me vrap. 65-vjeçari pas plagosjes u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni.

shqiptar plagosje greqi

Sondazh

Poll