Aktualitet

U kap duke transportuar fara kanabisi, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Në njoftimin e policisë bëhët me dije se janë sekuestruar rreth 4000 mijë fara.

13 Mars 2024, 09:29 Nga N.F
U kap duke transportuar fara kanabisi, arrestohet 17-vjeçari në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 17-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë duke trnaportuar fara kanabisi. Në njoftimin e policisë bëhët me dije se janë sekuestruar rreth 4000 mijë fara.

Arrestimi i të miturit ka ardhru në kuadër të operacionit "Tempulli 2". Më tej ën njoftim bëhet me dije se i riu kishte qëllim shitjen e farave ku pas kontrollit fizik iu gjet kanabisi.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Tempulli 2", u finalizua me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Furnizuesi". Sekuestrohen sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi, (4000 fara), vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për një shtetas i cili transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Furnizuesi". Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis (4000 fara). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim droge policia

Sondazh

Poll