Gjykata hedh poshtë akuzat për shpifje, Meghan Markle fiton padinë ndaj gjysmë-motrës së saj
Meghan dhe Samantha Markle SHBA- Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka dalë fituese në një përballje të fundit ligjore me gjysm&...
Osmani ka theksuar se grupi serb që mori pjesë në sulmin në Banjskë më 24 shtator, duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se bashkëpunimi me aleatët, konkretisht me SHBA-të, duhet të jetë bosht i veprime që merr Kosova. Osmani ka theksuar se grupi serb që mori pjesë në sulmin në Banjskë më 24 shtator, duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.
Ajo shtoi se suksesi i procesit të dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë e BE-së ndaj palëve. Presidentja shtoi se në bashkëpunim me aleatët, edhe çështja e dinarit do të rregullohet.
“Sapo përfunduam një takim përmbajtjesor me emisarin e SHBA-së, diskutuam për zhvillimet e fundit si dhe për proceset e rëndësishme që po kalon Kosova. SHBA-ja përgjatë çdo sfide kanë qëndruar përkrah Kosovës. Bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, duhet të jetë bosht i veprimeve tona. Duhet të ketë përgjegjësi për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist. Serbia duhet ti ekstradojë të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm. Ne do të vazhdojmë ti zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah përkrah me aleatët e në veçanti me SHBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen. Është kurciale të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakoruduara vitin e kaluar veçanërisht ajo e Ohrit. Angazhimi i SHBA-së në këtë drejtim mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të dialogut që do të çojë në njohje të ndërsjellë, siç edhe është thënë në letrën e presidentit Biden”, tha Osmani.
Meghan dhe Samantha Markle SHBA- Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka dalë fituese në një përballje të fundit ligjore me gjysm&...
Manastiri i Deçanit KOSOVË- A është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon bartjen në pron&eum...
Gabriel Escobar KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thë...
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka konsideruar presidenten e Kosov...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhje të qeverisë, ka folur për rastin e ...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me takimin e ambasadorit të...
Foto ilustruese NIGERI- 61 persona janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një fshat në shtetin verior Kaduna të&...
Paul Alexander SHBA- Paul Alexander i njohur për jetën e tij brenda një mushkërie hekuri ka dhënë frymën e fundit n...
Greta Thunberg hiqet nga oficerët e policisë ndërsa demonstron jashtë ndërtesës së parlamentit suedez së bashku me nj...