Aktualitet

VIDEO/ Për herë të parë pas 20 vitesh ulet një avion në bazën ajrore të Kuçovës, amerikanët krah Forcave Speciale

16 Nëntor 2019, 10:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Për herë të parë pas 20 vitesh ulet një avion

TIRANË– Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Kështu njofton, përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën me dije se për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane, fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.

Xhaçka ka theksuar se këta avionë kanë përdorur bazën e Rinasit, por edhe atë të Kuçovës, ku është shënuar ulja e parë në 20 vite të një avioni me përmasa të tilla.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa|”, shkruan Xhaçka.

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar  shkon në shifrat e 50 milionë eurove.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avione luftarake baza ajrore e kucoves foract speciale olta xhacka avione luftarake baza ajrore e kucoves foract speciale olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2019, 06:44

Tiranë- Valbona Molla, përpara se të ndërronte jetë nga sëmundja në zemër ka lënë një video mesazh tepër të ndjerë dhe përlotës ku kërkon mbështetjen e gjithë s...