Politike

Marrëveshja PD-PS, reagon ambasada britanike: Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament

Në reagimin e ambasadës thuhet se është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptar. Më herët pati një reagim edhe nga ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. 

12 Mars 2024, 18:54 Nga r.ll
Marrëveshja PD-PS, reagon ambasada britanike: Presim me padurim rikthimin e
ambasada britanike ne tirane

TIRANË – Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së gjatë ditës së sotme, që rikthen normalitetin e jetës parlamentare.

Në reagimin e ambasadës thuhet se është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptar. Më herët pati një reagim edhe nga ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. 

REAGIMI I PLOTË:

Ambasada Britanike në Tiranë përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptar.

ambasada britanike ne tirane konferenca e kryetareve 12 mars 2024

Sondazh

Poll