Politike

Nesër mblidhet grupi parlamentar i PD-së/ Bardhi tregon çfarë u ra dakord me mazhorancën në Konferencën e Kryetarëve

Bardhi ka njoftuar deputetët se do të zhvillojnë nesër mbledhjen e Grupit, ndërsa bëri me dije se sërish nesër do të ketë një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, në orën 13:30.

12 Mars 2024, 18:03 Nga r.ll
Nesër mblidhet grupi parlamentar i PD-së/ Bardhi tregon
gazment bardhi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka treguar për deputetë se për çfarë u ra dakord ditën e sotme me mazhorancën në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për rikthimin e jetës normale parlamentare.

Bardhi ka njoftuar deputetët se do të zhvillojnë nesër mbledhjen e Grupit, ndërsa bëri me dije se sërish nesër do të ketë një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, në orën 13:30.

Ai bën me dije se në parim u ra dakord që:

-Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tërhequr nga vendimet në atë seancë;

-Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare;

-Të miratohet një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

gazment bardhi konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll