Politike

Kthimi i normalitetit në parlament, delegacioni i BE-së: Thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Në reagimin e tyre thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. 

12 Mars 2024, 17:57 Nga r.ll
Kthimi i normalitetit në parlament, delegacioni i BE-së:
foto ilustruese

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe rikthimin e normalitetit në Parlament. Në reagimin e tyre thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. 

Më herët pati një reagim edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, ku thuhej se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE NË TIRANË:

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

delegacioni i be ne tirane

Sondazh

Poll