Aktualitet

"Nuk doja ta godisja"/ Detaje të reja nga sherri në Durrës ku humbi jetën 19-vjeçari, shkoi të sqarohej me autorin

Takimi i djeshëm që përfundoi në tragjedi, sipas autorit është nisur për tu sqaruar më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. 

12 Mars 2024, 11:17 Nga h.k
"Nuk doja ta godisja"/ Detaje të reja nga sherri në
Foto ilustruese

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Fier ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Grei Bihuci nga i riu Florian Muka. Sipas raportimeve sherri midis tyre ka nisur në rrjetet sociale dhe midis viktimës dhe autorit është krijuar një konflikt.

Fillimi i sherrit ka nisur nga një thikë që Muka i ka dhën shokëve të viktimës dy muaj më parë. Muka e ka kërkuar armën e ftohtë dhe pas një konflikti ka arritur ta marrë sërish. Takimi i djeshëm që përfundoi në tragjedi, sipas autorit është nisur për tu sqaruar më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. 

Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj i cili ndërhyri për evituar konfliktin. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë që ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës.

grei bihuci

Sondazh

Poll