Aktualitet

Një arrestim, 2 procedime penale dhe një shpallje në kërkim në Lushnje për vepra të ndryshme penale

Gjithashtu mësohet se në gjendje të lirë është proceduar një 45-vjeçar pasi kreu punime pa leje në pronë.

12 Mars 2024, 11:22 Nga S.B
Një arrestim, 2 procedime penale dhe një shpallje në kërkim
foto ilustruese

LUSHNJE- Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, procedohen penalisht dy të tjerë dhe shpallet në kërkim një person, për vepra penale të ndryshme në Lushnje. Sipas informacioneve mësohet se arrestimi ka ardhur si pasojë e thyerjes së arrestit shtëpiak nga ana e 45-vjeçarit me inicialet A.P.

Gjithashtu mësohet se në gjendje të lirë është proceduar një 45-vjeçar pasi kreu punime pa leje në pronë. Në kërkim është shpallur një 43-vjeçar pasi mori dy mjete me qira dhe nuk i ka kthyer ato mbapsht. Si vijim i këtij rasti procedohet në gjendje të lirë një 50-vjeçar pasi dyshohet për blerje të një nga automjeteve të marra me qira më sipër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një objekt, në tokën në pronësi të nënës së tij.  

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka marrë me qira, 2 automjete, në një biznes, por nuk ka bërë pagesën dhe nuk i ka kthyer automjetet, sipas marrëveshjes.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, edhe për shtetasin P. D., 50 vjeç, banues në fshatin Frakull, pasi dyshohet se ka blerë njërin nga këto automjete. Automjeti tjetër i marrë me qira nga shtetasi J. Sh. është gjetur i braktisur në Lushnjë. 

lushnje vepra penale

Sondazh

Poll