Aktualitet

"Nuk e kam vrarë unë babanë"/ Deklarata e djalit të vogël që iu gjetën gjurmët e gishtave në pistoletë: Unë i ndihmova të fshehin makinën

19-vjeçari i qëndron deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtepi në momentin e krimit. Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën për të fshehur makinën.

12 Mars 2024, 11:06 Nga h.k
"Nuk e kam vrarë unë babanë"/ Deklarata e djalit
Foto ilustruese

DURRËS-Amarildo Meta, djali i vogël i familjes Meta, nuk ka preferuar të japë shpjegime tek oficerët e policisë në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në qytën e pistoletës dhe qeses plastike që ishte mbështjellë arma me te cilën u vra Pëllumb Meta.

19-vjeçari i qëndron deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtepi në momentin e krimit.

Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën për të fshehur makinën.

Unë nuk kam lidhje me vrasjen e babait. Nuk ndodhesha në shtëpi në momentin e krimit, isha në punë te servisi. Aty ka edhe kamera sigurie dhe ju e keni verifikuar këtë fakt. Kur kam shkuar në shtëpi kishte ndodhur ngjarja. Nuk kam asnjë ide se si kanë përfunduar gjurmët e gishtërinjve të mi në pistoletë. Une s’e kam prekur fare pistoleten as para dhe as pas ngjarjes. Nuk di çfarë të them. Unë kam ndihmuar vëllnë vetëm për të fshehur makinën. Me armën s’kam lidhje fare.”-ka deklaraur Amarildo Meta  

Kujtojmë se Pëllumb Meta, 49-vjeçari u vra nga fëmijët e tij dërgohet në banesën e fundit. Vrasja dhe groposja 49-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit tronditi mbarë opinionin publik ndërsa policia arrestoi dy djemtë e viktimës dhe vajzën e tij, si dhe procedoi bashkëshorten.

pellumb meta amarildo meta

Sondazh

Poll