Aktualitet

"Video është publikuar nga prokuroria"/ Shefi i oborrit mbretëror: As Elias e as Princit nuk i ka interesuar të publikohen ato pamje

Nga ana tjetër ai shprehet se personi që e ka publikuar videon nuk e ka bërë me qëllim të njërë apo tjetrës palë, sipas tij nuk është llogaritur që do kishte një pasojë kaq të madhe. 

12 Mars 2024, 10:39 Nga h.k
"Video është publikuar nga prokuroria"/ Shefi i oborrit
Foto ilustruese

TIRANË-Beniamin Bakalli, Shefi i protokollit të oborrit mbretëror ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur midis Princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia. Bakalli ka thënë për "Breaking news", Top News se video është publikuar nga prokuroria dhe sipas tij, një rast i tillë nuk është i pari që ndodh.

Nga ana tjetër ai shprehet se personi që e ka publikuar videon nuk e ka bërë me qëllim të njërë apo tjetrës palë, sipas tij nuk është llogaritur që do kishte një pasojë kaq të madhe. 

Beniamin Bakalli: Për mua fajtor është prokuroria për publikimin e videos. Unë isha në Romë kur ndodhi dhe ne shqiptarët nga prokuroria apo SPAK-u e dimë dy javë para që do arrestohet Berisha. Nga e dimë këtë informacion? 100% fajtore është prokuroria. Video është dorëzuar me USB në zarf të mbyllur në polici. Nuk mendoj se e ka bërë policia, brenda 24 orëve e ka dorëzuar në prokurori dhe zarfi është hapur në prokurori dhe çdo gjë doli hapur. Kjo video është nxjerrë nga persona të tretë të cilët nuk e kanë menduar se kjo video do bëhej kaq virale, pra nuk i kanë menduar pasojat.

 

elia zaharia princi leka

Sondazh

Poll